Video/ Kane shpërthen me dopietë, Anglia fundos Kroacinë 4-2 në një spektakël me gjashtë gola në startin e Botërorit
Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria është një nga vendet pararojë në procesin e zgjerimit dhe ka shënuar përparim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Ajo theksoi se ky progres është “i njohur dhe i vlefshëm”, por nënvizoi se çdo projekt zhvillimor duhet të jetë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe standardet e Bashkimit Europian, veçanërisht kapitullin 27 të negociatave për mjedisin.
“Shqipëria është një nga vendet pararojë në procesin e zgjerimit dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit. Ky përparim është i vlefshëm, i njohur dhe duhet të mbrohet. Në situata të tilla është e rëndësishme që të gjithë të punojmë mbi bazën e fakteve. KE është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, jo vetëm me Kryeministrin Edi Rama”, u shpreh Kos, duke shtuar se BE ka marrë garanci nga qeveria shqiptare për një vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis për projektin në Zvërnec.
Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike, e cila e ka kundërshtuar ashpër qëndrimin e Komisioneres.
Në reagimin e saj, PD thotë se deklarata është e bazuar në “informacione të pasakta të përcjella nga kryeministri Edi Rama” dhe se nuk pasqyron realitetin në vend.
Sipas PD-së, vlerësimet e dhëna nga Brukseli “injorojnë krizën e rëndë politike dhe sociale në Shqipëri” dhe në vend që të ndihmojnë në zgjidhje, “e thellojnë më tej situatën”.
Deklarata e PD:
Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.
Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.
Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.
Top Channel