Botërori 2026/ Policia meksikane rrëzoi një dron që po fluturonte mbi qendrën stërvitore të Koresë së Jugut

17/06/2026 21:47

Federata Koreanojugore e Futhollit bëri të ditur këtë të mërkurë se autoritetet meksikane rrëzuan një dron të paautorizuar që po fluturonte mbi qendrën stërvitore të Koresë së Jugut gjatë kohës që kjo skuadër po stërvitej me dyer të mbyllura në prag të ndeshjes me Meksikën.

Një zëdhënës i Federarës tha për mediat e Koresë së Jugut se droni u identifikua nga ekipi i sigurisë së kombëtares dhe menjëherë u vunë në dijeni agjentët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë që mbrojnë qendrën sportive Verde Valle,  në Guadalajara.

Skuadra e Grupit Special Antidronë e identifikoi dhe e rrëzoi dronin me sistemin e bllokimit dhe transferencës elektronike pasi po fluturonte në një zonë ku nuk i lejohej. Aparati ra jashtë qendrës stërvitore dhe kur zyrtarët dhe përfaqësuesit e Federatës shkuan për ta kërkuar, droni nuk ishte që të lë të mendosh se vetë pilotët që e drejtonin, kombësia e të cilëve nuk u specifikua, e rikuperuan dronin.

Gjithsesi zëdhënësi i Federatës Koreanojugore të Futbollit shpjegoi gjithashtu se gjithsesi e gjithë kjo nuk pati asnjë impakt për një ekspozim të mundshëm të taktikave të skuadrës pasi droni u pa të fluturojë në momentin kur futbollistët ishin në fazën e nxemjes. Për më tepër nuk dihet nëse ky dron ishte për të spiunuar stërvitjen për ndonjë media apo ndonjë skuadër rivale ose ishte e tifozëve. Gjithsesi, për çfarë ndodhi u informua edhe FIFA dhe u kërkua një hetim nga policia, ndërsa stërvitja e Koresë së Jugut u mbyll me normalitet dhe pa incidente të tjera.

Top Channel