Skandal spiunazhi në Botëror, droni rrëzohet me plumbat e Gardës së Republikës, në stërvitjen e Koresë së Jugut!

17/06/2026 23:41

Seanca stërvitore e Koresë së Jugut në Guadalajara është tronditur nga një skandal spiunazhi përpara ndeshjes së të enjtes kundër Meksikës.

Një dron u pikas duke fluturuar mbi fushën e mbyllur dhe u rrëzua menjëherë me të shtëna nga Garda Kombëtare. Megjithatë, dy operatorët e dyshuar arritën ta merrnin me shpejtësi pajisjen e dëmtuar dhe u arratisën përpara ndërhyrjes së policisë, duke u shpëtuar për pak prangave.

Përveç incidentit fluturues, situata u ndez akoma më shumë pas zbulimit të disa regjistrimeve ku gazetarët vendas bënin komente denigruese ndaj shërbimit ushtarak të kapitenit Son Heung-min. Në shenjë revolte ndaj këtyre fyerjeve dhe për të mbrojtur qetësinë e grupit, Federata Koreane e Futbollit (KFA) mori vendimin zyrtar për të bojkotuar plotësisht të gjitha konferencat dhe detyrimet mediatike përpara sfidës.

Koreja e Jugut vjen në këtë përballje pas fitores 2-1 ndaj Çekisë, por përtej llogarive të pikëve në këtë kampionat botëror, takimi ndaj vendit mikpritës është kthyer tashmë në një luftë të pastër psikologjike jashtë fushës së blertë.

Top Channel