Mbyllni sytë dhe shijoni historinë! Makthi që zgjati plot 24 vite dhe mallkimi i thyer i gjermanëve
Paraqitja e Rafael Leaos në ndeshjen me Republikën Demokratike të Kongos nuk la asnjë indiferent, dhe për fat të keq negativisht. Në rrjetet sociale tashmë ka nisur një fushatë kritikash kundër sulmuesit të krahut pasi nuk dha një kontribut të mjaftueshëm në manovrën sulmuese të Portugalisë në 20 minutat e fundit.
Shifrat e tij kanë qenë negative; 0 gjuajtje në portë, 14 topa të prekur, asnjë dribling i realizuar, 3 topa të humbur. Tepër pak për një futbollist me talentin e portugezit.
Paraqitje të tilla, për më tepër, nuk e ndihmojnë futbollistin në tentativën e tij për t’u larguar nga Milani në kërkim të aventurave të reja. Për momentin, përveç disa sondazheve nga Turqia, nuk kanë ardhur oferta konkrete te Milani për të. Ardhja e trajnerit Amorim sjell një mentalitet më të ashpër në krahasim me trajnerët e fundit dhe kështu për Rafael Leaon është përpara udhëkryqi i radhës i karrierës së tij; a do të marrë drejtimin e duhur? Ndërkaq pas ndeshjes në një intervistë për të përditshmen Record, Leao nuk dha asnjë shenjë në lidhje me të ardhmen
‘Objektivi im tani është Kupa e Botës, të ndihmoj kombëtaren, të jap maksimumin, të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Dhe kur Botërori të mbarojë, do të sistemoj jetën time’-tha Leao.
Top Channel