U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen hapëse të Botërorit, ja sa e dënon FIFA futbollistin e Afrikës së Jugut

17/06/2026 20:57

Komisioni i Disiplinës së FIFA u tregua i ashpër me futbollistin e Afrikës së Jugut, Themba Zëane që u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen hapësë të Botërorit ndaj Meksikës në 11 qershor.

Ky organizëm vendosi të ndëshkojë futbollistin me 3 ndeshje pezullim për mos respektim të nenit 14, paragrafi 1 pika e të Kodit të Disiplinës së FIFA.

Sipas këtij neni një futbollist sanksionohet me të paktën 2 ndeshje pezullim për lojë shumë të ashpër  të kryer në fushën e lojës.

Gjithsesi Federata e Futbollit në Afrikën e Jugut ka mundësinë që të apelojë këtë dënim ndaj Zëane në Komisionin e Apelit në FIFA. Nëse nuk do të ketë reduktim të këtij sanksioni, atëherë me shumë mundësi botërori i futbollistit të mbyllet me sfidën ndaj Meksikës, pasi Zëane do të kthehej vetëm nëse Afrika e Jugut do të arrinte në çerekfinale

Top Channel