Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

14/06/2026 12:04

Ndërron jetë një grua, pasagjere në njërin nga mjetet e përplasura në Pojskë.

Një nga pasagjeret që mbeti e plagosur nga përplasja e dy mjeteve në aksin Lin-Pogradec, ka ndërruar jetë.

Sakaq policia ndodhjet në vendin e ngjarjes dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel