Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy mjete, lëndohen dy persona
14/06/2026 11:43
Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete. Dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët po transportohen me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel