Dita e 14-të e protestës, vendosen këpucë përpara kryeministrisë/ Protestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit: Merr frenat e SPAK-ut, fillo arrestimet

13/06/2026 22:28

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ku qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00.

Qytetarët nisën marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata fillimisht nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Shumë qytetarë kanë marrë mikrofonin, duke mbajtur fjalime.

Ditën e sotme u thirrur për herë të dytë protestë kombëtare, teksa gjatë protestës emigrantët shqiptarë morën fjalën.

Protestuesit ngjiten mbi piramidën, që ndodhet pranë Kryeministrisë

Ndërkohë një kërkesë ka pasur nga ana e protestuesve për Prokurorinë e Posaçme, rikthimin në krye të SPAK, Altin Dumanit.

“A jeni dakord për rikthimin e Altin Dumanit, dhe një mandat, për të fituar misionin që kishte nisur, për arrestimin e kësaj klase politike të korruptuar. Altin Dumani, rikthehu, merr frenat e SPAK-ut dhe fillo arrestimet sa më parë. Ti ke besimin e popullit shqiptar sot”, tha ai.

Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.

21:48 Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Pas përfundimit të fjalëve para Kryeministrisë, protesta është përhapur nëpër rrugët e qytetit, me protestuesit që janë duke marshuar në mënyrë paqësore.

20:19 “Protestoj për djalin tim që e humba”, fjalimet në protestë: Personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të ndihen të diskriminuar

Protesta e 14-të vijon zhvillimet e saj, teksa dhjetëra qytetarë kanë marrë mikrofonin për të mbajtur fjalën e tyre në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. Një nënë foli për djalin që kishte humbur, teksa kërkoi largimin e gjithë atyre që “sundojnë” politikën shqiptare. Një zotëri i verbër mori gjithashtu fjalën, duke nënvizuar problemet e mëdha dhe mungesën e mbështetjes nga ana e shtetit për personat me aftësi të kufizuara.

19:32 “Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit e pranishme në protestë: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një suli me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është e pranishme në protestë, ku mbajti edhe një fjalim në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.

19:22 Foto-Lajm/ Simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria, protestuesit vendosin këpucë përpara Kryeministrisë

Këtë herë protestuesit kanë bërë një gjest ndryshe, duke vendosur këpucë përpara Kryeministrisë, sipas tyre simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria. Në fjalën e saj aktivistja, Luçiana Kokaj, përveçse për Rrjollin, foli edhe për instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.

18:50 Grupi i Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Top Channel