Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani
Pas përfundimit të fjalëve para Kryeministrisë, protesta është përhapur nëpër rrugët e qytetit, me protestuesit që janë duke marshuar në mënyrë paqësore.
Fillimisht ata zbarkuan para parlamentit dhe pasi qëndruan pak aty, u drejtuan për nga rruga e Elbasanit, duke e bllokuar plotësisht këtë aks për disa minuta.
Më pas protestuesit janë ndalur para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Marshimi pritet të vazhdojë edhe për 1 apo 2 orë, duke pasur parasysh sesi kanë vepruar në ditët e shkuara.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, bën me dije se protestuesit janë drejtuar nga zona e Brrylit, teksa një prej destinacioneve mund të jetë edhe QSUT.
Top Channel