Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës Ka nisur seanca gjyqësore e radhës në ngarkim të Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Posacme nuk ka lejuar prezencën e kamerave brenda në sallë.
Gjithçka do të bëhet me dyer të mbyllura, teksa gjatë saj, por edhe në fund, mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë.
Aktualisht po flet para dëshmitarja Violeta Shqevi, në atë kohë drejtoreshë në ministrinë e Kulturës, teksa gazetarja Hoxha ka arritur të zbulojë pjesë nga dëshmia e saj.
Dëshmia e Violeta Shqevi:
Prokurori: Keni qenë e punësuar te Ministria e Kulturës?
Shqevi: Kam qenë e punësuar si juriste në vitin 2007 dhe më pas kam qenë në pozicionin e drejtoreshës së sportit. Kam qenë në rolin e kryetares për Strategjinë e Sportit për vitet 2008-2020. Qëllimi i strategjisë ishte zhvillimi i sportit elitar, përmirësimi dhe rritja e infrastrukturës në vend. Në vitin 2005 ishte miratuar një objektiv dyvjeçar për modernizimin e klubeve sportive.
Prokuroria: Keni qenë e punësuar pranë Ministrisë së Kulturës dhe në cilën periudhë?
Shqevi: Kam qenë e punësuar në rolin e juristes në vitin 2007, më pas në rolin e drejtoreshës së sportit. Kam qenë në rolin e kryetares për Strategjinë e Sportit. Qëllimi i strategjisë ka qenë zhvillimi i sportit elitar.
Prokuroria: Në lidhje me klubin Partizani, a ka funksionuar kur ishit e punësuar dhe çfarë statusi ka pasur?
Shqevi: Klubi ishte nën administrimin e Ministrisë së Sporteve. Jam një ish-sportiste që jam rritur në atë klub. Ne menaxhonim të gjithë klubin sportiv shumësportësh, përveç futbollit. Klubi kishte asete.
Prokuroria: Sa palestra ka pasur?
Shqevi: Ishte palestra e gjimnastikës, e basketbollit dhe e volejbollit.
Prokuroria: Kanë qenë të regjistruara?
Shqevi: Jo, nuk kanë qenë të regjistruara. Drejtoria e Sportit nuk ka pasur informacion zyrtar mbi ekzistencën e një pronari. Kur janë paraqitur këto kërkesa, u kam drejtuar eprorëve një shkresë që të regjistroheshin pronat e klubit.
Prokuroria: Më 22.10.2007 janë miratuar ndryshime për sportin. Përcaktohej që objektet sportive mund të jepeshin me koncesion dhe jo të privatizoheshin. Keni pasur ndonjë rol?
Shqevi: Shteti kishte miratuar strategjinë që, brenda afatit dyvjeçar, klubet sportive të ktheheshin në shoqëri aksionare. Ishim të vendosur të krijonim një qasje të re, sepse shikonim eksperiencat ndërkombëtare.
Prokuroria: Në qershor 2008, Ministria e Turizmit shfaqet iniciatore për ndryshimin e ligjit për sportin, ku përfshihet edhe privatizimi.
Shqevi: Drejtorisë së Sportit i erdhën disa akte për të dhënë mendimin për këto ndryshime. Në vitin 2008 ishte ngritur një grup teknik. Po flasim për 20 vite përpara. Ne luftuam të mos ndryshohej destinacioni, megjithatë dhamë edhe variante të tjera. Qëllimi ynë ishte të rritej cilësia sportive me qasjen e re.
Top Channel