Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza

07/06/2026 12:31

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që zhvillohen brenda një periudhe prej vetëm 16 muajsh.

Ky proces vjen pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025, ndërsa vendi u rikthye sërish në votime për shkak të dështimit të forcave politike për të zgjedhur presidentin dhe për të zgjidhur ngërçin institucional.

Sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri në këtë orë kanë votuar 8.33% e votuesve, apo 163 mijë e 329 persona.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2025, deri në këtë orë kishin votuar 8.64 për qind e qytetarëve më të drejtë vote.

11:29 Ish-presidentja Vjosa Osmani i drejtohet kutive të votimit, thirrje qytetarëve të Kosovës: Ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka votuar në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces të rregullt dhe demokratik. Pas votimit, Osmani uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, teksa i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i drejtohen kutive të votimit.

09:59 Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, voton Albin Kurti/ Kryeministri thirrje qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë. Pasi hodhi votën e tij në kuti, Kurti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë, pasi sot vendosin ata.

Top Channel