Mbahet këtë të diel dita e tetë e protestës kundër projektit në Zvërnec.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.
Me flamuj dhe parulla, ata kërkojnë të ndalohet projekti, teksa disa prej tyre do të flasin edhe në podium.
Gjatë protestës, ata kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera: Shëndetësia, arsimi, bujqësia, pensionistët dhe minatorët.
19:35 Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humbet mes turmës, qytetarët ulen në tokë
Një fëmijë ka humbur mes turmës, ndërkohë që u bë thirrje për gjetjen e tij. Të gjithë qytetarët u ulën në tokë për të ndihmuar gjetjen e të miturit.
18:20 Demokratët i bashkohen protestës, TCH zbulon SMS-në e shpërndare nga degët: Të jemi të gjithë bashkë
Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët e degëve në Tiranë njoftojnë anëtarët të dalin të gjithë bashkë, të organizuar në protestë.
Top Channel