Aksidentohet autobusi i transportit publik pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar
05/06/2026 17:06
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme.
Nga impakti raportohet se janë lënduar disa pasagjerë, por fatmirësisht kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërsa bëhet me dije se autobusi i përket linjës së Unazës.
Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit.
Top Channel