Foto/ “Ai për Berlin e unë për Vlorë”, Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

05/06/2026 17:39

Kryeministri Edi rama ka ndarë në Facebook një foto ku shfaqet duke biseduar me Kancelarin gjerman, Friedrich Merz, gjatë samitit në Tivat.

“Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Në Tivat të Malit të zi u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që Rama është nisur për në Vlorë, aty ku do të jetë pjesë e organizimit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Top Channel