Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, njofton gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?

01/06/2026 12:45

Ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 83-vjeçare, babai i Ilir Metës.

Rexhep Meta do të varroset ditën e nesërme në Çepan të Skraparit, sipas amanetit të tij.

Ndërkohë, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se burgjet kanë lejuar Metën të dalë nesër nga qelia për të përcjellë drejt banesës së fundit të atin.

Sakaq, Monika Kryemadhi, në paraqitjen e saj në SPAK, në zbatim të masës së caktuar ndaj saj, ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj.

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? E prandaj jam pak kështu…”, tha ajo para gazetarëve.

Top Channel