Botërori 2026/ Neymar në grumbullimin me Brazilin, përqafim me Ancelottin
Neymar Jr. është përballur me një problem muskulor në pulpë, i cili pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth dy deri në tre javë, duke ngritur pikëpyetje për gatishmërinë e tij për Kupën e Botës.
Sulmuesi brazilian kishte tentuar të minimizonte shqetësimet për dëmtimin, i cili e ka detyruar të mungojë në tre ndeshjet e fundit të Santos. Vetëm pak ditë më parë, teksa ndiqte fitoren e ekipit të tij në Copa Sudamericana, Neymar u pyet për gjendjen e tij fizike dhe reagoi duke i hedhur poshtë shqetësimet.
Megjithatë, ekzaminimet mjekësore kanë treguar një realitet tjetër. Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi se lojtari ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në pulpë, i verifikuar edhe përmes rezonancës magnetike.
Sipas mjekut të kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, Neymar ka kryer kontrollet e nevojshme në qendrën stërvitore të ekipit në Rio de Janeiro, por nuk është stërvitur me skuadrën dhe pritet të mungojë për disa javë.
Ky dëmtim vjen vetëm pak ditë përpara fillimit të Kupës së Botës për Brazilin, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjen hapëse ndaj Marokut më 13 qershor, si dhe në dy miqësoret përgatitore ndaj Panamasë dhe Egjiptit.
Edhe nëse rikuperohet në kohë, mbetet e paqartë nëse Neymar do të ketë menjëherë një vend si titullar në formacionin e Brazilit.
Top Channel