Gjermania do të përqendrohet ekskluzivisht në aspektin sportiv në Botërorin 2026 që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, pa asnjë nisme apo ndonjë marrje pozicioni politik në prag të ndeshjeve.

Ai që e konfirmoi këtë ishte Drejtori Sportiv i Die Mannschaft, Rudi Voeller.

‘Konteksti politik i turneut nuk do të duhet të ndërhyjë në përgatitjen e ndeshjeve. Nuk do të ndodhë më që përpara ndeshjeve të ndërmerren nisma apo të jepen intervista për tema politike-tha Voeller duke iu referuar diskutimeve që ndodhën gjatë Botërorit 2022 në Katar.

Në atë kohë, kombëtarja gjermane u vendos në qendër të vëmendjes për disa nisma simbolike mes të cilave edhe gjesti i protestës së futbollistëve që mbuluan gojën në foton e kryer përpara ndeshjes me Japoninë në shenjë proteste ndaj kufizimeve të FIFA për përdorimin e shiritit me ngjyrat e ylberit

Voeller kujtoi se skuadra nuk është apolitike, por theksoi se futbolli nuk mund të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve globale

‘Ka shumë gjëra në botë që nuk na pëlqejnë-shtoi Voeller-edhe unë do të preferoja më shumë paqe gjithandej. Por futbolli nuk mund t’i zgjidhë. Jemi këtu për të luajtur një Kupë Bote. Kjo vjen përpara gjithçkaje’

Drejtori Sportiv këmbënguli në nevojën për të ndarë sportin nga politika dhe u shpreh kundër kërkesave për bojkotim të turneut duke përmendur edhe eksperiencën e tij personale.

‘Që në moshë të re kam qenë kundër bojkoteve-tha Voeller duke kujtuar Lojërat Olimpike të Moskës në 1980-në atë kohë e konsiderova të gabuar dhe nuk solli asgjë’.

Top Channel