“Rusia kërkon të destabilizojë Europën”/ Presidentja e Komisionit, Von Der Leyen: Provokimet në vendet baltike, të qëllimshme

26/05/2026 19:56

Shefja e Komisionit europian, Ursula Von Der Leyen akuzoi Rusinë se po përpiqet  të destabilizojë Europnë. “Kur shtetet baltike po vihen në provë, po vihet në provë e gjithë Europa”, deklaroi ajo të martën, sipas asaj që raporton ‘The Guardian”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e pranoi për herë parë se shtetet baltike “kanë përjetuar atë që shumë besonin se i përkiste një epoke tjetër”.

“Alarme për sulme ajrore, familje që strehohen, mbyllje shkollash, ndërprerje transporti. Ky është realiteti në kufirin lindor të Evropës në vitin 2026. Sot është këtu. Nesër do të jetë diku tjetër përgjatë kufirit lindor.

Ajo paralajmëroi se “kjo është një strategji e qëllimshme nga Rusia që përpiqet të destabilizojë shoqëritë tona demokratike”. Von der leyen shtoi se BE-ja “duhet ta ketë të qartë se çfarë do të thotë kjo” dhe se “këto nuk janë incidente të izoluara, por një strategji e mirëmenduar nga Rusia”.

“Evropa qëndron në solidaritet dhe unitet të plotë me Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, sepse kur shtetet baltike po vihen në provë, dhe po vihet në provë Evropa në tërësi”, shtoi ajo.

Ajo thotë se BE po investon më shumë në gatishmëri dhe projekte të nevojshme mbrojtëse, ndërsa NATO po përgatitet të forcojë krahun Lindor të Aleancës, duke shtuar trupat.

Top Channel