Shqipëria Live/ “16 vite që nuk e dimë fatin e saj”, nëna e Bleona Matës në lot: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?

26/05/2026 14:50

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, Bukurie Mata, nëna e Belona Matës, e cila humbi 16 vite më parë.

Ajo apelon se shteti ende nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të gjetur vajzën e saj, duke u shprehur e bindur se Bleona është ende gjallë.

“E pres me padurim. E pres unë. E pret vëllai. E pret familja ime. Është një fëmijë që duhet ta gëzojë jetën. Nuk e kuptoj dot se përse ne si shtet po e zgjerojmë krimin. Kemi 16 vite që nuk e dimë për fatin e Bleonës. Nuk po ja shoh fytyrën. Nuk po ja dëgjoj zërin. Është një plagë që nuk ka shërim. Shteti është vonuar. Pesë vajzat që e morën, vjehrra që ishte mbrapa pesë vajzave…

 Çfarë pret nga ky shtet? Kriminelët i kanë para syve. Pesë vajzat po jetojnë jetën. Nuk janë marrë as në paraburgim. Ai fëmijë do të rritet. Ku ka gjë më të shtrenjtë se familja. Çfarë ka bërë shteti? Ata thonë se në mal mund ta kenë ngrënë kafshët e egra. Nuk ka shanse. Ku është sot fati i Bleonës? Ku troket fati i saj? Ku është drejtësia. Bleona jeton diku. Nuk do bëj diçka më tepër deri sa të bie në gjurmët e saj”, u shpreh Bukuria.

Top Channel