Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Marta Kos: Kemi rrugë të gjatë përpara, SPAK institucion flamurtar antikorrupsion

26/05/2026 20:42

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja europiane Marta Kos, u ndal tek progresi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.

Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç.

Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm.

Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Marta Kos.

 

Top Channel