Video/ U shkarkua nga detyra pas sezonit të dështuar, Igli Tare largohet nga selia e Milanit me një… kornizë

26/05/2026 12:54

Igli Tare është rikthyer mëngjesin e sotëm në selinë qendrore të Milanit në “Via Aldo Rossi”, ku ka përfunduar zyrtarisht largimin e tij nga klubi.

Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve ka zbrazur zyrën e tij dhe është përshëndetur me punonjësit e klubit, duke mbyllur kështu një periudhë të shkurtër vetëm njëvjeçare në strukturat drejtuese të Milanit.

Sipas mediave italiane, Tare ka marrë me vete edhe një fanellë të kuqezinjve të vendosur në një kornizë xhami, si kujtim nga koha e tij në klub.

@skysport𝐈𝐠𝐥𝐢 𝐓𝐚𝐫𝐞 𝐥𝐚𝐬𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐚𝐬𝐚 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐧 L’ex DS rossonero ha liberato questa mattina il suo ufficio, portando con sé un ricordo della sua esperienza milanese 📹 MilanPress #SkySport #SkySerieA #Milan #Tare

♬ suono originale – Sky Sport

Largimi i tij vjen në një moment ndryshimesh të rëndësishme te Milani, ku pritet një riorganizim i plotë i strukturës drejtuese dhe teknike. Ndërkohë, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka udhëtuar drejt New York-ut pas zhvillimeve të fundit në klub.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se vendimet për drejtuesit e rinj dhe stafin teknik po diskutohen në koordinim me Zlatan Ibrahimovic dhe drejtues të tjerë aktualë të projektit kuqezi.

Top Channel