‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi
Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për “Diellën”.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, trupa gjykuese e Kushtetueses është tërhequr për vendimin, që pritet të jepet në në një datë që do të caktohet në vijim.
Më herët një e pesta e deputetëve të PD janë ankuar në Kushtetuese duke insistuar se presidenti Begaj, në shkelje të kushtetutës, ka dekretuar një ministër që nuk i përmbush cilësitë që duhet të ketë një i tillë.
Ndaj, deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Top Channel