Tragjike në Rennes të Francës, 12-vjeçari gjendet i vdekur pranë një lumi, autori dyshohet të jetë një 16-vjeçar
Rreth 20 persona mbetën të plagosur të hënën në një qendër tregtare luksoze në lagjen Ginza të Tokios, pasi një burrë spërkati substancë ende të paidentifikuar pranë një bankomati, njoftuan autoritetet japoneze.
Sipas policisë së Tokios dhe shërbimeve zjarrfikëse, incidenti ndodhi në katin përdhes të kompleksit tregtar, ku qytetarët raportuan për një erë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen.
Shumica e të lënduarve pësuan irritime në fyt dhe simptoma të lehta, ndërsa nuk raportohet për persona në gjendje kritike.
Pas alarmit, zona përreth qendrës tregtare u izolua dhe dhjetëra automjete emergjence mbërritën në vendngjarje.
Ekipet e shpëtimit, të pajisura me kostume mbrojtëse, evakuuan qytetarët dhe kryen kontrolle për ekspozim ndaj substancës së dyshuar.
Një grua 70-vjeçare, e cila ndodhej pranë bankomatit në momentin e incidentit, deklaroi për mediat japoneze se ndjeu menjëherë djegie dhe mpirje në fyt sapo iu afrua zonës.
“Kur mbërrita, kishte rrëmujë dhe mendova se kishte ndodhur ndonjë zjarr i vogël. Sapo shkova pranë bankomatit, fyti filloi të më kruhej dhe më mpihej”, tha ajo.
Autoritetet japoneze kanë nisur hetimet për të përcaktuar natyrën e substancës dhe motivet e autorit të dyshuar. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e tij.
Top Channel