Topi i Botërorit do të jetë me karikim, sinjalizon 500 të dhëna në sekondë dhe ka një bateri që nuk “lodhet” kurrë
Argjentina është në ankth për Lionel Messin vetëm pak javë nga fillimi i Botërorit të kësaj vere.
Ylli argjentinas i Inter Miamit që thuajse nuk zëvendësohet kurrë, e la fushën e lojës në ndeshjen me Philadelphia Union në minutën e 73 me skuadrën nga Florida që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 6-4 ku Luis Suarez shënoi një tregolësh.
Në këtë ndeshje, Messi dha 2 assiste për Berterame që shënoi një dygolësh. Por në minutën e 71 të ndeshjes Messi u pa të prekte bicepsin femoral të majtë. Nuk ka dalë ende një diagnozë paraprake për këtë problem të Lionel Messit me 38 vjeçarin që ka pasur probleme me bicepsin femoral edhe 2 herë të tjera gjatë 3 sezoneve të tij me Inter Miami në Major League Soccer.
Argjentina është në Grupin J të Botërorit të Kanadasë, Meksikës dhe SHBA së bashku me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Skuadra Albiceleste shkon në këtë kompeticion si skuadra kampione e botës në fuqi dhe do të përpiqet të mbrojë këtë titull.
Top Channel