Tragjedi në Pakistan, kamioni humb kontrollin dhe merr para turmën e njerëzve, 17 viktima dhe 10 të plagosur

25/05/2026 11:40

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në Pakistan, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi kur një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga rajoni Swat për në Peshawar në pjesën veriore të vendit pësoi një defekt mekanik dhe u ndal në anë të rrugës.

Pasagjerët kishin zbritur dhe po prisnin pranë autobusit kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me turmën.

“Të paktën 17 persona u vranë dhe më shumë se 10 u plagosën”, tha Bilal Ahmad Faizi, një zyrtar i shpëtimit, duke shtuar se tre nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

Muhammad Ali, mjek në një spital lokal ku janë dërguar viktimat, gjithashtu konfirmoi numrin e të vdekurve.

Shumë nga pasagjerët po ktheheshin në shtëpi përpara Bajramit, një nga festat më të rëndësishme fetare në kalendarin mysliman.

Top Channel