Klotilda Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran foli sot nga Pogradeci për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.
Tarran tha se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e angazhuar vazhdimisht me komisionin e posaçëm me rekomandime, që reforma territoriale të jetë sa më përfituese për të gjitha zonat si dhe ajo zgjedhore për partitë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar në këtë punë për të mbështetur komisionin e posaçëm. Që nga fillimi kanë punuar ngadalë, kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre.
Dhe, siç e keni thënë, kanë punuar në temën e financimit të partive, që është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës politike në ndonjë vend demokratik, siç është tani Shqipëria.
Sa i përket reformës, ne nuk jemi këtu për të propozuar, për të punuar një model. Ka modele të ndryshme, çdo vend e ka modelin e vet. Dhe ka probleme të ndryshme me organizimin e zgjedhjeve, ka rekomandimet që bëhen nga ODIHR-i çdo herë kur vijnë këtu për të vëzhguar zgjedhjet.
Ne jemi këtu për t’i ndihmuar në implementimin e këtij e këtyre rekomandimeve. Por, edhe njëherë, kjo nuk thotë që kemi një sistem preferuar këtu. Edhe njëherë, ka sisteme të ndryshme. OSBE-ja bëhet nga 57 vende pjesëmarrëse dhe çdonjëri ka sistemin e tij, dhe duhet që shqiptarët vetë të vendosin cilin sistem kanë dëshirë për ta implementuar këtu.
Absolutisht, është prapë një problem i shqiptarëve, në të cilin nuk do të hyjmë.
150, 200, 50,300 është problem i juaj dhe prapë në çdo vend ka situatë të ndryshme, duke shikuar sa banorë janë në Shqipëri, kuptoj që dikush konsideron që duhet të jetë më pak deputetë, ka argument tjetër që janë në favor të një numri më të madh.
Çdo vend duhet të vendosë vetë, nuk është puna jonë për të komentuar këtë aspekt teknik”, tha Tarran.
Në lidhje me pyetjen e hartës territoriale ambasadori përgjigjet:
“Nuk jam i sigurt që do shkoni me hartën e re territoriale, nuk e di do shikojmë, deri tani nuk kam dëgjuar që do të jetë gati një hartë e re, e di që dhe këtu mendime të ndryshme, nuk është puna ime që të hy në këtë debat”, shprehet ambasadori.
Për pyetjen e pakënaqësive të partive të vogla në lidhje me reformën zgjedhore që dominohet nga partitë e mëdha ambasadori shprehet:
“Ky lloj diskutimi ekziston në vendet e tjera gjithashtu, edhe prapë mund të kuptoj edhe vendimin e atyre partive që konsiderohen që nuk respektohen në mënyrën e duhur dhe që nuk u jepen mundësi për tu zhvilluar.
Por duhet thënë që ka shumë vende ku sistemi bazohet në parimin e dy palëve, një parti e madhe ose një koalicion partish të mëdha nga njëra anë dhe një koalicion partish të mëdha nga ana tjetër.
Ose dy parti, të mos flasim për Europën, por në Shtetet e Bashkuara ka dy parti, edhe gjithë përpjekjet që janë bërë nga aktorët e tjerë për të krijuar parti të tjera të vogla nuk kanë punuar atje dhe asnjlri nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend demokratik. Domethënë ekzistojnë sisteme të ndryshme. Jemi, mund të konsiderojmë që jemi akoma në periudhë tranzicioni në Shqipëri. Mendoj që duhet ta gjejnë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj”, shprehet ambasadori i OSBE-së.
35 vite tranzicion?
Po. Unë e di, unë kam qenë këtu.
“Nuk e di, ka periudha që kanë vazhduar më shumë. Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon që nuk ka zhvillim. Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez, ju e dini që në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar.
Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm”, përfundoi Tarran.
Top Channel