Zjarri shkatërron tempullin historik budist në Japoni, ku ndodhet ‘flaka e përjetshme’
Qeveria britanike ka publikuar dokumente që lidhen me emërimin e Dukës Andrew si përfaqësues special për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare në vitin 2001, por një pjesë e madhe e dosjeve është publikuar me redaktime të shumta.
Ministri britanik i Tregtisë, Chris Bryant, tha se censurimet janë bërë për të mbrojtur informacionet personale, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe komunikimet mbretërore konfidenciale.
Sipas tij, autoritetet janë konsultuar edhe me policinë për të shmangur ndikimin në hetimet që lidhen me Andrew Mountbatten-Windsor
Në një letër të vitit 2000, diplomatja britanike Kathryn Colvin shkruan se Andrew preferonte të vizitonte “vende më të sofistikuara”, veçanërisht ato të zhvilluara në teknologji. Dokumenti përmend gjithashtu se atij nuk duhej t’i organizoheshin aktivitete publike golfi gjatë vizitave jashtë vendit, pasi golfi konsiderohej aktivitet privat.

Sipas shënimeve, Andrew shihej si i aftë për çështje të teknologjisë, tregtisë, kulturës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një memorandum i ish-drejtorit të British Trade International, Sir David Wright, tregon se Mbretëresha Elizabeth II ishte “shumë e interesuar” që Andrew të kishte një rol të rëndësishëm në promovimin e interesave kombëtare britanike. Në dokument thuhet se Andrew mund të kryente disa vizita tregtare ndërkombëtare çdo vit dhe të priste delegacione të huaja në Londër.

Duka Andrew mori detyrën si përfaqësues special për tregtinë në vitin 2001 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2011, kur dha dorëheqjen mes polemikave publike.

Top Channel