Prej gati dy orësh në SPAK, Klotilda Bushka lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme

21/05/2026 15:27

Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “Erion Veliaj”.

Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.

Bushka është pjesë e dosjes voluminoze ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së këtij të fundit, Ajola Xoxa, biznesmenëve dhe personave të tjerë.

Pas thuajse dy orësh, ajo la ambientet e SPAK.

Top Channel