55-vjeçari, Armand Minollai, është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autori i dyshuar, Enton Nushi, është shpallur në kërkim, ndërsa shkak është bërë sherri për një vend parkimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”.
“Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin Armand Minollai, 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel