I dehur në timon u përplas me automjetin e policisë, ‘arrest në burg’ për 44-vjeçarin në Durrës
Një pllakë është shkëputur nga fasada e Gjykatës së Durrësit dhe ka rënë në trotuar, pak çaste më parë, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke rrezikuar kalimtarët që lëvizin çdo ditë pranë institucionit.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por incidenti rikthen në vëmendje problematikën e fasadave të amortizuara në Durrës, që vazhdimisht krijojnë rrezik për qytetarët dhe automjetet.
Prej vitesh, qytetarët përballen me rrezikun e copave që shkëputen nga godinat e vjetra apo të dëmtuara, sidomos në zonat me qarkullim të lartë.
Ndërkohë ky rast, ashtu si dhe të tjerë krijojnë sërish shqetësimin për kontrollin dhe mirëmbajtjen e objekteve, për të shmangur incidente që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Top Channel