Sot, finalja e Eurovision-it/ Alis gati të ndezë edhe njëherë skenën me “Nan”, ja i sati do të performojë artisti shqiptar

16/05/2026 10:26

Shqipëria është zyrtarisht në finalen e Eurovision 2026. Këngëtari nga Shkodra, Alis, do të performojë edhe njëherë në Vjenë këngën “Nan”, kësaj radhe në skenën e finales së madhe.

Performanca e tij në gjysmëfinale ishte spektakolare, duke kombinuar energji, emocion dhe një prezantim unik skenik. Një element i veçantë ishte prania në skenë e aktores Rajmonda Bulku, e cila solli një dimension artistik dhe simbolik, duke nënvizuar mesazhin emocional të këngës për figurën e nënës shqiptare.

Performanca e Alis u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese, duke krijuar një moment krenarie për të gjithë shqiptarët që ndjekin Eurovision-in, ndërsa ekspertët e cilësuan Alis si një nga artistët me vokalin më të lartë këtë edicion.

Në finale, Alis do të performojë i pesti dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta votojnë me kodin 05.

Shqipëria tashmë pret finalen me optimizëm, dhe performanca e Alis ka bërë që shpresa për një rezultat të lartë të rritet ndjeshëm.

Top Channel