Princi Harry dhe Meghan Markle i futen kinemasë, po përgatisin një film për luftën në Afganistan Në podcastin e fundit “Flet” me Ilnisa Agollin, i ftuar ishte piktori i njohur, Helidon Haliti. Përveç rrëfimit mbi jetën e tij dhe marrëdhënien me kolegët, ai foli edhe për një ngjarje aktuale, që ka ngjallur mjaft reagim.
Ai u pyet në lidhje me takimin e ngrohtë, puthjen dhe vetofrimin që aktori i madh Robert Ndrenika i bëri kryebashkiakut Erion Veliaj në gjyqin e fundit në Durrës.
Nën nota ironie, Haliti shprehet se kemi ardhur në një moment kur e gjithë lufta po bëhet për të zënë një vend sa më të mirë për varrin në varreza.
“A e di për çfarë bëhet lufta? Të gjithëve i gënjen mendja. Dhe je me fat në fakt që unë kam dal në këtë konkluzion. Bëhet lufta për pozicionin e varrit! Jo për shpi dhe për para.
Pra, babai im është varrosur ngjitur me Moikom Zeqon dhe nuk kemi vend ku t’i vendosim lulet. Ti a e mendon se sa është rritur tenderi i atij shiriti atje ku është gjithë paria?! Më kupton?
Pra unë mendoj se ky është një premtim goxha joshës. Dhe nuk është asnjë vilë, asnjë shtëpi, asnjë rol i radhës, as fonde, as gjëra të tjera. Dhe kjo unë mendoj se ja vlen për një puthje në ballë… Që të varrosesh jo me të pasme”, u shpreh Haliti.
Top Channel