Trump-Xi përfundon “barazim”, analizat e para pas takimit, pse gjeopolitikisht askush nuk doli fitimtar
Djali 6-vjeçar i Elon Musk, X Æ A-12, tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në Pekin, ku ai u shoqërua nga 17 drejtues të mëdhenj kompanish amerikane për takimin me presidentin kinez Xi Jinping.
Mes tyre ishte edhe themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i cili kishte me vete edhe djalin e tij të vogël.
6-vjeçari, i njohur si X, u bë menjëherë protagonist i mediave dhe rrjeteve sociale për reagimet e tij spontane dhe të adhurueshme gjatë ceremonive zyrtare në Kinë. Në fotografitë e publikuara nga vizita, vogëlushi shihet duke ecur në tapetin e kuq të pallatit presidencial të Xi Jinping, duke mbajtur njërën dorë të të atit dhe në tjetrën një çantë shpine, ndërsa pranë tij lëviznin agjentët e sigurisë.
JUST IN – Elon Musk spotted at the Great Hall of the People with his son. Tesla CEO says his son is learning Mandarin pic.twitter.com/9l8gzjzZdY
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) May 14, 2026
Pamjet treguan se X dukej i impresionuar nga madhështia e ambienteve dhe tepër i lumtur që ndodhej pranë babait të tij në një vizitë kaq të rëndësishme diplomatike.
Elon Musk's son "X" made an appearance in the Oval Office Tuesday. President Donald Trump introduced the 4-year-old as a "high IQ individual." pic.twitter.com/bGep1e2BKe
— Newsweek (@Newsweek) February 11, 2025
Kjo nuk është hera e parë që djali i Musk shfaqet në aktivitete politike apo publike. Gjatë dy viteve të fundit, ai ka qenë shpesh pranë babait të tij në aktivitete në White House dhe në Capitol Hill, veçanërisht pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024.

Një nga momentet më të komentuara ndodhi më 11 shkurt 2025 në Zyrën Ovale, kur Donald Trump e prezantoi vogëlushin para gazetarëve duke thënë: “Ky është X. Një djalë i shkëlqyer me një IQ të lartë.”

Në një tjetër moment viral, kamerat kapën X mbi supet e Elon Musk ndërsa ky i fundit po bënte deklarata për mediat.
Kujtohet se Musk ishte emëruar në krye të agjencisë për Efikasitetin e Qeverisë, e njohur si DOGE, me synimin për të reduktuar shpenzimet e qeverisë federale amerikane.
Top Channel