Piktori i njohur bashkëkohor shqiptar, Helidon Haliti, ka rrëfyer në podcastin “Flet” me Ilnisa Agollin, periudhën gjatë emigracionit në Greqi.
Në rrëfimin e tij, ai shprehet se ka kaluar një moment mjaft të bukur të jetës në Greqi, por gabimi i vetëm i shtetit grek sipas tij ishte që kërkonte ‘skllevër’.
“Dua të ndalem pak në Greqi, te pjesa e emigrimit atje. 12 vite? Si filmi fitues i çmimit Oskar, 12 Vjet Skllav…”
“Shiko ka një luks për hir të vërtetës që ne kemi kaluar jetën më të bukur tonën në Greqi. Kemi kaluar jashtëzakonisht bukur. Ata kanë bërë një gabim të vetëm. Vetëm një gabim. Kërkuan skllevër të punonin dhe i erdhën njerëz! Kështu që asnjë shqiptar asnjëherë nuk ka qenë skllav” – tha Helidon Haliti.
Top Channel