Stephan El Shaarawy i thotë lamtumirën Romës në fund të sezonit. Faraoni doli me një postim në rrjetin social Instagram duke bërë të ditur vendimin e tij për këtë largim të dhimbshëm nga verdhekuqtë, por me shumë mirënjohje.

El Shaarawy u bashkua me Romën për herë të parë në 2016 për t’u rikthyer në 2021 pas një periudhe në Kinë duke mbyllur rrethin perfekt me kryeqytetin italian. Një lidhje që shkoi përtej kuadratit të gjelbër. Postimi i shoqëruar nha një seri fotosh që përmbledhin momentet më ikonike të përjetuara me Romën, bëri menjëherë xhiron e botës në rrjetet sociale duke marrë mijëra komente nga shokët e skuadrës dhe ish futbollistët.

‘E dashur Roma, erdhi momenti të themi lamtumire ose ndoshta vetëm mirupafshim-shkruan El Shaarawy në postimin e tij-të shkruash këto fjalë nuk është e lehtë. Këtu u bëra burrë, gjeta familje dhe një tifozeri që më adoptoi që nga dita e parë duke më bërë të ndihem në shtëpi edhe në momentet më të vështira. Dhashë gjithçka për këtë fanelë, çdo sekondë të vetme që pata nderin ta vishja. Do të mbaj në zemër drithërimat e Olimpicos që këndon emrin tim, netët evropiane, lotët e gëzimit dhe ata të zhgënjimit. Do të jeni gjithnjë familja ime. Falenderoj shokët e skuadrës, stafin, klubin e sidomos ju tifozë. Do të jeni në zemrën time gjithmonë. Ju dua. Faraoni juaj’.

Top Channel