Ancelotti i bën “qejfin” brazilianëve, trajneri italian gati të sakrifikojë yllin e Chelsea-t për të grumbulluar Neymar-in në Botëror
Talent i pastër, më i fortë se vitet që kalojnë. Edin Dzeko vjen pas një sezoni që kulmoi me ngjitjen e Schalkes në Bundesligë dhe me kualifikimin e Bosnjes në Botërorin e këtij viti duke eliminuar pikërisht Italinë në Botëror.
Me klas të kristaltë, kthjelltësi në mendime edhe jashtë fushës së lojës, Dzeko mund të kishte qëndruar për një kohë më të gjatë te Interi nëse ‘çështja Lukaku’ nuk do të vendoste për një ndarje të nxituar me klubin zikaltër. Dhe tani Dzeko bën analizën e të tashmes dhe të ardhmes të zikaltërve.
‘Interi është një klub i madh dhe unë aty jam ndjerë jo mirë, por shumë mirë-tha Dzeko në një intervistë për Sky dhe Gazzetta Dello Sport-e di se çfarë do të thotë kjo fanelë dhe çfarë do të thotë të luash për Interin. Tani që fitoi thuhet se të tjerët nuk ishin të fortë, por unë nuk e mendoj kështu. Ishte një sezon i madh, me dy trofe; i duhet dhënë shumë merita Interit dhe Chivu që shënoi një dopietë trofesh në vitin e tij të parë si zikaltër. Interi është një klub që meriton të gjithë këtë, të jetë gjithnjë në majë. Klubi shkon në këtë drejtim prej vitesh dhe nuk është rastësi që i fitoi të dy trofetë’.
Në analizën e Dzekos ka hapësirë edhe për merkaton duke bërë edhe rolin e agjentit për të promovuar një prej bashkëkombasve të tij.
‘Muharemovic te Inter? Nëse ka mundësi, shpresoj që po, do të ishte maksimumi për të dhe klubin. Ka një të ardhme të ndritur përpara, ka cilësitë për të luajtur atje-shtoi Edin Dzeko
Më pas sulmuesi boshnjak iu kthye edhe ndeshjes së playoffit të Botërorit ndaj Italisë.
‘Italia, arrogante ndaj Bosnjes? Nuk e pashë këtë arrogancë-tha Dzeko-pas asaj që ndidhu me Dimarco e Vicario, është normale që të mendohet një gjë e till, por nuk besoj se ishte arrogancë, përkundrazi. Është pjesë e lojës, nuk u zemërova. Edhe unë e kam bërë shumë herë, por me rrjetet sociale duhet treguar kujdes. Edhe pse në fund e gjithë kjo shkoi pak edhe në favorin tonë. Por edhe ju si media nuk ndihmuar; ushtruat më shumë presion. Më shumë flitej për stadiumin tonë të vogël, ballkonet përrreth sesa për faktin që Italia rrezikonte të humbiste botërorin e tretë radhazi. Nuk flitej për ne. Më pas ne treguam vlerat tona në fushë edhe pse mendoj se Italia është ende një skuadër më e fortë se ne. Sigurisht na ndihmoi edhe kartoni i kuq i Bastonit, por ndeshjet vendosen në pak momente të caktuara. Sigurisht edhe me 10 futbollistë Italia mund të kishte bërë më mirë; ne bëmë 64 krosime dhe të mbrosh në këtë mënyrë nuk është e lehtë. Në një farë pike, është normale që të pësosh gol’.
Top Channel