U arrestuar në një hotël të Londrës dhe më pas u la i lirë, Rob Dieperink nuk do të jetë arbitër në Botërorin e kësaj vere. FIFA përdori ‘grushtin e hekurt’ me gjyqtarin holandez që duhej të ishte pjesë e skuadrës arbitrare të Danny Makkelie që do të jetë e impenjuar në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe Kanada

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja holandeze ‘De Telegraaf’. Arbitri 38 vjeçar ishte arrestuar në kryeqytetin anglez pasi kishte punuar përpara monitorit në ndeshjen e Conference League mes Crystal Palace dhe Fiorentinës. I akuzuar për 3 krime mes të cilave dhunë seksuale me një minoren, Dieperink u mor fillimisht në pyetje përpara se akuzat të binin për mungesë provazh. Gjithsesi lajmi bëri bujë me FIFA që vendosi ta përjashtojë duke qenë se kërkon të ketë vetëm arbitra me sjellje perfekte.

Dieperink, që bashkëpunoi me autoritetet që në momentin e parë nuk e fshehu keqardhjen e tij. ‘Më trishton shumë fakti që u akuzova padrejtësisht-ishin fjalët e Dieperink me kolegët e tij-akuzat u përgënjeshtruan dhe çështja u arkivua pas një hetimi të thellë dhe të përshtatshëm. Është për të ardhur keq që FIFA vendosi të mos më përfshijë për Botërorin’.

Top Channel