Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohet një iPhone së bashku me karikuesin
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për atentatin ndaj personazhit të njohur në TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të zhvilluar në Tiranë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, uniformat blu arrestuan Florian Brahajn, ndaj të cilit rëndon akuza për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim.
Ngjarja për të cilën akuzohet 23-vjeçari ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, në lagjen nr. 9 të Durrësit. Sipas hetimeve, Brahaj, së bashku me tre persona të tjerë tentuan të vrasin me armë zjarri në ambientet e një lokalit ku ndodhej Fabion Kuçi duke hapur zjarr në drejtim të tij.
Policia bëri me dije se arrestimi i Brahajt u realizua falë koordinimit të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz.
Sipas policisë, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Florian Brahajt masën e sigurisë “Arrest në burg” në muajin mars 2026, pasi nga hetimet dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin me armë ndaj Kuçit.
Top Channel