Aksident në fshatin Panaja të Vlorës, kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga, raportohet vetëm për dëme materiale
15/05/2026 08:54
Mëngjesin e ditës së sotme, në autostradën “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, një kamion, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke dalë nga rruga dhe pësuar dëme materiale.
Mjeti tip MAN, drejtohej nga shtetasi H. C., i cili ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit, pasi testi i alkoolit shënoi 0.00 mg/l.
Top Channel