Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? Efektivët shkuan pa jelek antiplumb Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Estoni, ku ka mbajtur një fjalim të përbashkët me kryeministrin estonez, Kristen Michal. Në fjalën e tij, Michal shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, teksa foli edhe për ministren AI, “Diella”.
“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE. Kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaj. Nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë.
Fluturimet e drejtpërdrejta çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet digjitale, interesi në rritje për AI. Përvoja e Estonisë si vend digjital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike.
Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet digjitale dhe inteligjencën artificiale.
Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty. I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj! Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë”, tha ai.
Top Channel