Delegacioni i BE në Shqipëri viziton ambientet e rikonstruktuara në GJKKO, Gonzato: Përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore, prioritet në të gjithë vendin
Në një aktivitet të për zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëria mori vlerësime për përparimet e saj drejt transformimit digjital.
Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond shprehu se siguria kibernetike është tashmë e pandashme nga rritja ekonomike dhe shprehu se Shqipëria po bën hapa mbresëlënës drejt transformimit digjital.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
“Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë – është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike. Por progresi kërkon përgjegjësi. Këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar në dispozicion.” — Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, në një aktivitet që prezantonte zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike.
🇺🇸 “Cybersecurity is noë inseparable from economic groëth and national security. As President Trump has made clear, protecting our digital infrastructure from foreign threats isn’t just good policy – it’s essential to sovereignty and security. Albania has made impressive strides in digital transformation: e-governance, financial modernization, energy infrastructure. But progress demands responsibility. You must protect these systems ëith the most trusted, most capable technology available.”- Acting Deputy Chief of Mission Kathryn Hammond at an event shoëcasing American cybersecurity solutions.
Top Channel