Trump paralajmëron Iranin nga Pekini: Durimi im me Teheranin nuk do të zgjasë për shumë kohë

15/05/2026 07:35

Donald Trump tha se durimi i tij po mbaron për çështjen e Iranit.

“Nuk do të duroj më gjatë, ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, tha ai gjatë një interviste me Fox News në Pekin, ku po vazhdon vizitën e tij zyrtare për 2-ditore.

Kujtohet se Shtëpia e Bardhë njoftoi se gjatë bisedimeve të tyre dje, Trump dhe Xi ranë dakord për nevojën për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, në një kohë tensionesh në rritje në rajon dhe shqetësimesh për sigurinë e lundrimit.

Në të njëjtën intervistë, presidenti amerikan tha se do të “ndihej më mirë” nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin në duar uraniumin e pasuruar shumë të Teheranit, diçka që megjithatë do ta donte “më shumë për arsye komunikimi”.

“Do të preferoja ta kisha. Do të ndihesha më mirë nëse do ta kisha, por mendoj më shumë për arsye komunikimi sesa për çdo gjë tjetër. Ajo që mund të bëjmë është ta bombardojmë përsëri”, shtoi ai, me sa duket duke iu referuar bombardimit amerikan të tre objekteve bërthamore iraniane në qershor 2025.

Presidenti amerikan Trump ka bërë deklarata të ndryshme, shpesh kontradiktore, në lidhje me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit.

Ai ka thënë, për shembull, se është i paarritshëm sepse është varrosur në rrënojat e objekteve ose se monitorimi në distancë i këtyre objekteve do të mjaftonte.

Top Channel