VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri brenda senatit filipinez, nuk raportohet për të lënduar

13/05/2026 17:37

Breshëri të shtënash u dëgjuan ditën e sotme brenda Senatit Filipinez dhe njerëzve iu tha të iknin për t’u fshehur, ndërsa kaosi u rrit në pritje të një përpjekjeje për të arrestuar një senator të lartë të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Dëshmitarë thanë se nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhte apo se kush qëlloi.

Më shumë se 10 efektivë ushtarakë kishin mbërritur më parë në ndërtesën e Senatit, disa prej të cilëve ishin të armatosur me automatikësulmi, sipas Reuters.

Nuk ishte menjëherë e qartë pse trupat ishin atje dhe zyrtarët ushtarakë nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për komente.

E shtëna me armë erdhi ndërsa Ronald dela Rosa, kreu i zbatimit të ligjit në “luftën e përgjakshme kundër drogës” të ish-Presidentit Filipinez Rodrigo Duterte, tha në Facebook se arrestimi i tij ishte i afërt dhe u bëri thirrje njerëzve të mobilizoheshin për të parandaluar dorëzimin e tij në Gjykatën e Hagës.

Dela Rosa, i cili është strehuar në zyrën e tij legjislative që nga e hëna, i bëri thirrje publikut të dilte dhe të bllokonte arrestimin e tij.

Ai tha se agjentët e zbatimit të ligjit ishin në rrugë pas hapjes së një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

 

Top Channel