U dënua me burgim përjetë për vrasjen e partneres dhe djalit të tij/ Gjykata e Karolinës së Jugut rrëzon vendimin për Alex Murdaugh, kërkon gjyq të ri për ish-avokatin

13/05/2026 17:15

Gjykata Supreme e Karolinës së Jugut ka rrëzuar dënimet për vrasje ndaj Alex Murdaugh dhe ka urdhëruar zhvillimin e një gjyqi të ri për çështjen që tronditi opinionin publik amerikan.

Vendimi u mor të mërkurën, duke anuluar dënimin e vitit 2023 ndaj ish-avokatit të njohur, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Maggie Murdaugh, dhe djalit të tyre, Paul Murdaugh, në qershor të vitit 2021.

Murdaugh, 56 vjeç, aktualisht po vuan dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet, si dhe 40 vite të tjera burg për krime financiare federale.

Dikur një figurë me ndikim në sistemin ligjor të Karolinës së Jugut, Alex Murdaugh u bë qendra e një prej çështjeve më të ndjekura në SHBA.

Skandali dhe procesi gjyqësor ndaj tij kanë tërhequr vëmendje ndërkombëtare, duke frymëzuar dokumentarë, podkaste dhe libra, ndërsa gjyqi u transmetua drejtpërdrejt edhe në televizion.

Top Channel