Akuzohet për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares në Korçë, mjeku shtrohet në spital, ka shfaqur probleme shëndetësore
13/05/2026 12:07
Mjeku kirurg që u arrestua për ngacmim seksual nga një 21-vjeçare, mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas informacioneve, mjeku Nikolla Nunka ka pasur më herët probleme nga zemra dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit ku është dërguar në urgjencë për kontroll.
Pas vizitës, nga ekg-ja e zemrës ka rezultuar që ka probleme dhe kardiologu ka vendosur që Nunka të mbahet në spital i shtruar.
Kirurgu po mbahet në monitorim ndërsa do të shihet në vijim edhe për masën e sigurisë të caktuar për ditën e nesërme nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.
Top Channel