Sulm kamikaz në Pakistan/ Vriten 12 oficerë policie, autorët hedhin në erë komisariatin me eksploziv

10/05/2026 08:37
Foto ilustruese

Të paktën 12 oficerë policie të vrarë dhe pesë të plagosur në një sulm ndaj një stacioni policie në Pakistan.

Autoritetet deklaruan se një kamikaz shpërtheu një automjet të mbushur me eksploziv në një pikë kontrolli dhe persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë. Një oficer tjetër policie është ende i zhdukur.

Sulmi ndodhi në qytetin Bannu, ku, sipas oficerit të policisë Muhammad Sajjad Khan, persona të armatosur sulmuan stacionin e policisë.

Ai i tha se deri më tani janë konfirmuar të vdekur 12 policë, ndërsa fati i një anëtari tjetër të forcave të sigurisë mbetet i panjohur.

Më parë, autoritetet kishin raportuar se forcat që po nxitonin në vendngjarje u zunë në pritë, duke përmendur viktima, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Top Channel