Goditet me predhë një anije mallrash në Katar, flakët përfshijnë bordin, nuk raportohen të lënduar

10/05/2026 08:19

Një anije mallrash raportoi se u godit nga një predhë e panjohur teksa lundronte 23 milje detare në verilindje të Dohas, në Katar, njoftoi të dielën Organizata e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas autoriteteve, incidenti shkaktoi një zjarr të vogël në bord, i cili u vu shpejt nën kontroll. Kapiteni i anijes raportoi se nuk pati viktima dhe as dëme në mjedis.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën e raketës, ndërsa anijet që ndodhen në zonë janë këshilluar të lundrojnë me kujdes.

Top Channel