Analiza e BBC: Lidershipi i Keir Starmer nën presion, shtohen zërat për sfidë brenda Partisë Laburiste
Anija turistike MV Hondius ka mbërritur pranë ishullit Tenerife, rreth një muaj pas vdekjes së pasagjerit të parë nga varianti i rrallë Andes i hantavirusit në bord, raportoi BBC.
Autoritetet spanjolle kanë vendosur masa të rrepta sigurie shëndetësore për të parandaluar përhapjen e virusit.
Anija nuk do të afrohet direkt në breg, ndërsa rreth saj është krijuar një perimetër sigurie prej një milje detare.
Operacioni në portin e Granadillës është cilësuar “i paprecedentë” dhe përfshin koordinim mes 23 shteteve.
Pas ankorimit, ekipet mjekësore do të kontrollojnë pasagjerët dhe ekuipazhin për simptoma të virusit, ndërsa deri tani nuk janë raportuar raste të tjera të dyshuara.
Më shumë se 100 persona pritet të zbresin nga anija dhe të riatdhesohen me avionë charter në vendet e tyre.
Top Channel