LIVE Europa League/ Nisin pjesët e dyta, Crystal Palace kthehet në avantazh. Finalja akoma më pranë

07/05/2026 22:11

Pas mbylljes së llogarive të Champions League mbi dy finalistët, radha është e Europa League për të përcaktuar dy skuadrat që do të luftojnë për trofeun në finale e Stambollit.

Anglezët e Crystal Palace shkojnë në këtë ndeshje me avantazhin 3-1 të ndeshjes së parë ndaj Shakhtar Donetsk, teksa në këtë betejë të dytë kanë vetëm detyrën për ta mbrojtur këtë rezultat në shtëpinë e tyre.

Më e hapur është ndeshja tjetër mes francezëve të Strasbourg dhe spanjollëve të Rayo Vallecano. Këta të fundit kanë fituar minimalisht në sfidën e parë dhe duhet ta mbrojnë këtë rezultat në një transfertë të vështirë në letër,

REZULTATET LIVE

Crystal Palace-Shakhtar 2-1
Henrique (ag.) 25′ , Sarr 52’/ Eguinaldo 34′

Strasbourg-Rayo Vallecano 0-1
Alemano 42′

Autogoli i Henrique (VIDEO)
Goli i Eguinaldo (VIDEO)
Goli i Sarr (VIDEO)

Goli i Alemano (VIDEO)

Top Channel