Sulmuesi i Shqipërisë dhe ish-lojtari i Tiranës, Taulant Seferi, ka arritur sërish të bëhet protagonist në Turqi, ku aktivizohet me skuadrën e Bodrumsporit.

Ai ka tundur rrjetën në duelin çerekfinal të “play off” për ngjitjen në Superligën turke, teksa përballë ishte Pendikspori. Ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Bodrumsporit.

29-vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 81-të, duke “vulosur” kualifikimin e Bodrumspor dhe siguruar vazhdimin e objektivit madhor të Superligës.

Në këtë ndeshje luajtën edhe Arlind Ajeti dhe Omar Imeri. Në gjysmëfinalen e “play off”-it, skuadra e tre futbollistëve kuqezi do të sfidojë Korumin.

Top Channel